PURE POWER SH.P.K.me udhëheqësinë, punonjësit dhe bashkëpunëtorët e saj është e përkushtuar të mbrojë mjedisin dhe parandalojë ndotjen e tij gjatë realizimit të aktiviteteve biznesore duke krijuar një balancë në mes të ekonomisë dhe mjedisit. Për të arritur këtë qëllim ne do të zhvillojmë, implemtojmë, mirëmbajmë dhe përmirësojmë vazhdimisht Sistemin për Menaxhimin e Mjedisit sipas kërkesave ligjore dhe atyre të standardit ISO 14001:2015.
Me qëllim të mbrojtjes së mjedisit dhe parandalimit të ndotjes, ne jemi të përkushtuar të:
· Identifikojmë dhe vlerësojmëaspektet mjedisore, si dhe vendosim kontrollat e nevojshme për uljenose eliminimin e ndikimeve negative mjedisore;
· Sigurojmë infrastrukturën, makinerinë, dhe pajisjet që nuk paraqesin rrezik për ndotjen e mjedisit;
· Ofrojmë trajnime të vazhdueshme për punonjësit tanë për realizimin e aktiviteteve në mënyrë që të parandalohen ndikimet negative mjedisore;